Në 2 ditë, 5 të arrestuar për krime seksuale

Nga Exit News
Në 2 ditë, 5 të arrestuar për krime seksuale

Në dy ditët e fundit, 5 persona u arrestuan në vend për krime seksuale dhe abuzim në familje.

Një 56-vjeçar nga Durrësi u arrestua në 8 korrik, nën akuzën e abuzimit seksual të dy të miturve, përkatësisht 9 dhe 13 vjeç.

Ndërkohë, më 9 korrik, një 23-vjeçar nga Kamza u arrestua nën dyshimin se kishte abuzuar seksualisht me kushëririn e tij.

Më 8 dhe 9 korrik, tre burra, një nga Durrësi dhe dy nga Bulqiza, u arrestuan për abuzim në familje.

Disa javë më parë, një 48-vjeçar nga Berati u arrestua për abuzim seksual të një 5-vjeçari.

Në fillim të qershorit, qindra qytetarë protestuan kundër dhunës seksuale në Tiranë dhe kërkuan dënime më të ashpra për përdhunuesit, si dhe ngritjen e një regjistëri kombëtar të shkelësve të seksit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>