Në 2020 mediat fituan më shumë nga abonimet se sa reklamat

Nga Exit News
Në 2020 mediat fituan më shumë nga abonimet se sa reklamat

Për herë të parë në 2020-tën, gazetat fituan më shumë para nga abonimet online sesa nga reklamat, sipas Qendrës Kërkimore Peë.

Përdoruesit po hasin gjithmonë e më shumë në kërkesa për abonim nga një sërë mediash, duke zbuluar se tani duhet të paguajnë për përmbajtje që dikur ishte falas.

Përveç faqeve të lajmeve, lexuesit gjithashtu duhet të paguajnë për të lexuar opinionist individualë që po largohen nga organizatat e lajmeve dhe po krijojnë platforma të pavarura si Substack, Ghost dhe Revue e Tëitter.

Një abonim në internet nuk jep më qasje në shumicën e shfaqjeve tuaja të preferuara.

Që nga Marsi 2020, numri i konsumatorëve që thanë se janë të gatshëm të paguajnë për pesë ose më shumë shërbime informimi u rrit nga 9% në 16%, sipas të dhënave nga Studimi i fundit i Magid për Video Argëtuese.

Edhe podkastet, tradicionalisht mediat më të hapura dhe lirisht të disponueshme përmes burimeve RSS, po shkojnë drejt abonimit.

Spotify ka shpenzuar qindra miliona dollarë duke paguar për të drejtat ekskluzive për disa podkaste.

Platforma argëtuese për të rriturit OnlyFans, madje edhe veçoritë e makinave si ulëset me ngrohje – të gjitha mbështeten në një model abonimi.

Ekspertët shprehen se abonimi i medias është pozitiv pasi pa këtë nuk do të prodhoheshin emisione të rëndësishme informimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>