Në 24 maj Komisioni përfundon raportin për shkarkimin e Metës

Nga Exit News
Në 24 maj Komisioni përfundon raportin për shkarkimin e Metës

Raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të përfundojë më 24 maj. Komisioni Hetimor miratoi sot, 11 maj, kalendarin e punimeve të komisionit. Kalendari i miratuar nga Komisioni Hetimor është:

Më 14 maj do të miratohet plani i hetimit.

Më 17 maj, Komisioni do të administrojë informacionet e marra nga institucionet.

Më 18 maj, Komisioni do të zhvillojë seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ose do të shqyrtojmë nëse do të thirret ose jo, presidenti pavarëisht dëshirës së tij. Data mund të jetë fleksibël sipas zyrës së Presidentit, por brenda javës që vjen.

Në 20 maj Komisioni do të shqyrtojë përfundimet e hetimit.

Më 24 maj do të prezantohet raporti final në Komision.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>