Në 3 javët e fundit, humbje jete nga Covid-19 pothuaj sa në 9 mars- 9 qershor

Nga Exit News
Në 3 javët e fundit, humbje jete nga Covid-19 pothuaj sa në 9 mars- 9 qershor

Në 3 javët e fundit, që prej 10 qershorit, në vend kanë humbur jetën 31 pacientë me covid-19 ose pothuaj njësoj sa viktima janë shënuar në periudhën 9 mars-9 qershor.

Që prej fillimit të pandemisë në mars, 65 pacientë kanë humbur jetën në vend:

  • 34 viktima në 3 muaj, 9 mars deri në 9 qershor;
  • 31 viktima nga 10 qershori deri në 1 korrik.

Shtimi i viktimave është shoqëruar dhe me shtimin e pacientëve të shtruar në spital dhe numrin e të infektuarve ditorë.

Ditët e fundit në spital kanë qenë të shtruar 71 deri në 84 pacientë, ndërsa çdo ditë zbulohen 45 deri në 86 të infektuar të rinj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>