Në qytetin Jalalabad kanë nisur protestat. Qyteti Nangarhar u pushtua nga talebanët herët në mëngjes të dielën pa luftime. Kapja e tij nënkuptonte që grupi siguroi rrugët kryesore që lidh Afganistanin me Pakistanin.
Por të mërkurën njerëzit në zonë u filmuan duke marshuar në mbështetje të flamurit të vjetër Afganistan, para se të shtënat me armë raportoheshin aty pranë për të shpërndarë turmat.
Pamjet video nga qyteti shfaqin demonstruesit që zëvendësojnë flamurin talebanë me atë të Afganistanit ndërsa turmat brohorisnin.
Emirati Islamik i Afganistanit i sapo shpallur i talebanëve deri më tani ka përdorur një flamur të bardhë me një Shahada të zezë (deklaratë besimi). Flamuri trengjyrësh i zi, i kuq dhe jeshil i përdorur nga protestuesit sot shihet se përfaqëson qeverinë e rrëzuar.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid ka thënë se diskutimet po zhvillohen mbi flamurin kombëtar të ardhshëm, me një vendim që do të merret nga qeveria e ardhshme.