Në Australi shënohet viktima e parë nga COVID-19 për këtë vit

Në Australi shënohet viktima e parë nga COVID-19 për këtë vit

Australia ka raportuar vdekjen e parë nga COVID-19 këtë vit.

Autoritetet thanë se një grua, në të 90-at, vdiq në Sidnei. Ajo ishte infektuar me virusin në një mjedis familjar.

Sidnei aktualisht është në bllokim, ndërsa lufton për të përmbajtur variantin Delta të virusit. Sidnei nuk raportonte humbje jete nga COVID-19 prej 10 muajsh.

Autoritetet kanë paralajmëruar rritje të infektimeve me COVID-19 në ditët e në vijim.

Australia është një nga vendet që vlerësohet se e ka menaxhuar më mirë pandeminë. Vendi ka shënuar 911 viktima dhe 31 mijë raste në total.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>