Dy gra nga Florida, të moshës 34 dhe 44 vjeç u veshën si gjyshe —u maskuan me kapuçë dhe me doreza — për të pasur mundësinë të vaksinohen, sipas raportimeve të medias lokale.
Kanali televiziv amerikan ABC raportoi se dy zonjat, në këtë mënyrë kishin marrë dozën e parë të vaksinës. Ato ishin identifikuar nga stafi mjekësor kur ishin paraqitur për dozën e dytë.
Shefi i autoritetit të shëndetit publik në Florida në një konferencë për shtyp tha se:
“Nuk e di se si kanë arritur të vaksinohen herën e parë, por ato erdhën me kapuçë dhe doreza, dhe ato janë ndoshta rreth të 20-tave”.
Mosha e tyre u bë publike më vonë, kur u paraqitën në polici. Ndaj tyre nuk u morr asnjë masë.