Në Francë shifra rekord të të infektuarve të rinj në një javë

Nga Exit News
Në Francë shifra rekord të të infektuarve të rinj në një javë

Autoritetet franceze kanë raportuar 3,082 raste të reja të të infektuarve me koroanvirus në 24 orët e fundit.

Kjo shifër shënon rënie të ndjeshme krahasuar me ato të disa ditëve më parë, të cilat kalonin 5,000 të infektuar të rinj, por kjo mund të vijë edhe për shkak të numrit të ulët të testeve që kryhen në ditën e djelë.

Mesatarja javore e infeksioneve të reja në Francë shënoi rekord të ri me 5,167 raste.

Në total në Francë janë shënuar 281,025 raste të infektuara me Covid-19, 50% e të cilave janë regjistruar prej datës 31 Korrik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>