Franca ka shënuar një mesatare prej 1,600 infeksionesh të reja në ditë gjatë javës së fundit. Presidenti Emannuel Macron mblodhi virualisht kabinetin për të diskutuar përballjen me situatën.
Kryeministri francez, Jean Castex njoftoi se qeveria do të konsultohet me autoritete lokale për të zgjeruar numrin e zonave në qytet ku mbajtja e maskës është e detyrueshme edhe në rrugë.
Castex deklaroi se është e domosdoshme të evitohet një tjetër karantinim që do të gjymtonte vendin. Ai njoftoi gjithashtu se ndalimi i grumbullimeve me mbi 5,000 njerëz do të zgjasë deri në 1 Tetor.
Gjatë pikut të epidemisë në Francë në muajin prill regjistroheshin mesatarisht 4,300 të infektuar në një javë.