
Në Indi, të infektuarit me koronavirus që nga nisja e pandemisë kanë kaluar shifrën 7 milion ditën e djelë.
Ministri i shëndetësisë raportoi 74,383 raste të reja në 24 orët e fundit.
India pritet të kthehet në shtetin e goditur më fort nga pandemia Covid-19 përgjatë javëve të ardhshme, duke kaluar Shtetet e bashkuara të Amerikës ku janë raportuar mbi 7.7 milion të infektuar.
Numri total i viktimave nga koronavirusi në Indi është 108,334.