
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me dëshmi nga të rinjtë në Korçë që punojnë online nga Shqipëria për kompanitë e huaja.
Të rinjtë tregojnë se punojnë kryesisht si menaxherë të rrjeteve sociale për kompani të ndryshme. Ata shprehen se fitojnë nga 1 deri në mbi 5 mijë euro në muaj, në varësi të punës.
Ata u shprehen se punën e kanë gjetur duke u anëtarësia në një platformë botërore për punësimin online. Rama e publikoi këtë video pasi deklarata e tij se “në Korcë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-8 mijë euro në muaj”, u quajt mashtrim për arsye elektorale.