Banorët e ishullit grek Lesbos dhe mijëra emigrantët e mbetur atje pas zjarrit të javës së shkuar që shkatërroi kampin më të madh të refugjatëve në Europë, duan të njëjtën gjë: largimin e emigrantëve nga ishulli.
Ky ishull dhe të tjerë pranë bregut turk janë pika kryesore e hyrjes për emigrantët, që kulmuan në vitet 2015-2016 me rreth 1 milion emigrantë.
Me 4,280 emigrantë të rinj të mbërritur në Lesbos gjatë këtij viti, numrat kanë ardhur në ulje, por banorët i akuzojnë ata për incidente dhe krime si vjedhja apo dëmtimi i pronës publike.
Kampi i shkatërruar nga zjarri mbante mbi 12,000 emigrantë – katër herë më shumë se numri i parashikuar për t’u strehuar atje.
Autoritetet kanë ndaluar transferimin në masë më në brendësi të Greqisë pas rënies së zjarrit.
Banorët kërkojnë largimin e emigrantëve, ndërsa kta të fundit nuk duan të shkojnë në një kamp tjetër port ë largohen nga Greqia, të cilën e konsiderojnë si burg.