
Autoritetet në Madrid kanë mbyllur një qendër për testimin ndaj koronavirusit për mësuesit pasi një numër i madh njerëzish u mblodh në ambjentet e jashtme.
Me nisjen e vitit të ri shkollor vetëm një javë larg, rajoni i Madririt po teston të gjithë mësuesit për antitrupa ndaj koronavirusit dhe teste të tjera për ata me rezultat pozitiv.
Por ky program ka sjellë mbledhjen e qindra mësuesve jashtë shkollës Virgen de la Paloma, të cilët nuk respektonin rregullat e distancimit social.
Zëdhënësja e departamentit arsimor të rajonit njoftoi mbylljen e qendrës dhe shtyrjen e vizitave për ata të cilët nuk arritën të kryejnë testimin.
Autoritetet në Madrid kanë kërkuar mbajtjen e detyrueshme të maskave për fëmijët mbi gjashtë vjeç dhe një regjim strikt të larjes së duarve.