
Reila Bozdo, një prej koordinatoreve të Partisë Demokratike, ka deklaruar sot se nëse dashurohesh me kundërshtarin, nuk mund të jesh më një opozitar i vërtetë. Në një status në Facebook, ajo shkruan se besimi tek politika ka humbur për shumë arsye, një prej të cilave është marrëdhëniet e dashurisë me kundërshtarin.
“Politikanë të partive kundërshtare mund të dashurohen me njëri-tjetrin. Duket tepër intersante dhe të kujton Romeo dhe Zhulietën, por një opozitar nuk mund të jetë një opozitar i vërtetë për qytetarin në këto kushte,” shkruan Reila.
Në fund të shkrimit, ajo propozon si hap njësoj të nevojshëm për rikthimin e besimit tek partia, si dekriminalizimin, ashtu dhe ndalimin e të dashuruarit me kundërshtarin.