Në Rusi infeksionet e reja arrijnë nivelin e pikut të pandemisë të muajit maj

Nga Exit News
Në Rusi infeksionet e reja arrijnë nivelin e pikut të pandemisë të muajit maj

Rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në Rusi kanë kaluar shifrën e 10,000 qytetarëve për herë të parë nga muaji maj.

Të djelën, qendra për krizën e koronavirusit  raportoi 10,499 raste të reja – shifra më e lartë e raportuar nga data 15 maj kur pandemia ishte në pikun e saj dhe rregulat e karantinës në fuqi.

Edhe shifra e viktimave nga Covid-19 pësoi rritje, duke shkuar në 21,358 të vdekur në 24 orë, 107 më shumë se një ditë më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>