Eredet Çapoku vrau kunatën e tij e tij, 35 vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e goditur me sende të forta.
Ngjarja ndodhi mesnatën e 10 janarit, në Paskuqan. Konflikti mes Eredetit dhe Enkeledës ka ndodhur në prezencën e së ëmës dhe vajzës së viktimës, 18 vjeç, në banesën e tyre.
Deri dy vite më parë Eredeti dhe Enkeleda jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, afër njëri-tjetrit.
Deri më tani pista që po hetohet nga policia është konflikti familjar.
Nëna e viktimës tha se bashkëshorti i vajzës së saj ishte në burg, i dënuar për 10 vite dhe kunati , vëllai i bashkëshortit konfliktohet shpesh me viktimën, pasi ai ruante çdo veprim të sajin për ta raportuar tek i vëllai në burg.
Për këtë arsye, Enkeleda e kishte denoncuar dhe kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.
Sipas deklaratës së nënës së viktimës, Eredeti ka ushtruar dhunë dhe mbi të dhe vajzën 18 vjeçare, para se të vriste Enkeledën.