Nëndrejtori i ISHP: Laboratori ynë nuk e zbulon dot variantin e ri të Covidit

Nga Exit News
Nëndrejtori i ISHP: Laboratori ynë nuk e zbulon dot variantin e ri të Covidit

Instituti i Shëndetit Publik nuk ka laborator për të zbuluar variantin e ri të Covid-19 që po shpërndahet kryesisht në Angli.

Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, deklaroi mbrëmjen e së martës, se për shkak të mos pasjes së laboratorit, disa monstra do të dërgohen në laboratorët anglezë:

“Duhen laboratorë të një standardi që nuk ia vlen t’i futemi. Nuk ka sens të krijojmë laboratorë të nivelit 3-4, do shumë investime, shumë siguri, do shumë trajnime të njerëzve që duhen vite.

Ne nuk e dallojmë dot, por bëjmë diçka tjetër, marrim mostra të personave me Covid dhe i dërgojmë në Londër, kjo është një mënyrë për të zbuluar nëse janë me Covid të ri apo jo.”

Ulqinaku shpjegoi dhe se përzgjedhja e mostrave për testim në Londër do bëhet në mënyrë rastësore, me shumë pak indicia, pasi simptomat e Covidit të ri janë të njëjta me ato të Covid-19.

Një prej indicieve në përzgjedhjen e mostrave do të jetë nëse të infektuarit kanë ardhur nga Anglia apo nëse kanë pasur kontakt me një person të ardhur nga Anglia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>