Nënkryetarja e Bashkisë Paskali jep dorëheqjen pas rritjes së çmimit të ujit

Nënkryetarja e Bashkisë Paskali jep dorëheqjen pas rritjes së çmimit të ujit

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak mori vendimin e paligjshëm dhe të pavlefshëm për të rritur çmimit e ujit të pijshëm, vendim në të cilin këshilltarët e PS, u ndihmuan nga dy këshilltarë të LSI, nënkryetarja e Bashkisë Brunilda Paskali dha dorëheqjen.

Në një deklaratë publike nga selia e LSI, Brunilda Paskali, e cila përpara postit si nënkryetare ishte këshilltare e LSI, deklaroi se ky vendim ishte politik:

“Misioni opozitë i LSI më obligon në aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, detyrimi dhe përkushtimi krah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.”

Pas dorëheqjes, Kryebashkiaku Veliaj e ka falenduar Zonjën Paskali për kontributin e dhënë në shërbim të qytetarëve të Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>