Nënkryetarja e PE, kryeson garën e opozitës për t’u përballur me Orban në Hungari

Nga Exit News
Nënkryetarja e PE, kryeson garën e opozitës për t’u përballur me Orban në Hungari

Eurodeputetja Klára Dobrev fitoi raundin e parë të garës për t’u bërë kandidatja e opozitës në Hungari për kryeministër, sipas rezultateve të publikuara të enjten vonë.

Votimi parësor është pjesë e një përpjekjeje të një aleance të gjashtë partive kryesore opozitare për të paraqitur një front të bashkuar kundër kryeministrit Viktor Orban në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Dobrev, aktualisht nënkryetare e Parlamentit Evropian, mori 34.8 përqind të votave duke lënë prapa kryebashkiakun e Budapestit, Gergely Karácsony i cili mori 27.3% të votave.

Të enjten vonë, ajo e quajti rezultatin një “sukses historik”.

Dobrev është anëtare e partisë Koalicioni Demokratik në Hungari, pjesë e grupit socialdemokrat në Parlamentin Evropian. Ajo është e martuar me një ish -kryeministër hungarez, Ferenc Gyurcsány, i cili ende udhëheq Koalicionin Demokratik.

Tre kandidatët kryesorë tani do të përballen në një raund të dytë votimi, që do të mbahet midis 4 dhe 10 tetorit.

Opozita në hungari përbëhet kryesisht nga 6 parti të cilat kanë bashkuar forcat për të larguar nga pushteti partinë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban, që ka qeverisur Hungarinë me një shumicë parlamentare që prej 2010.

Opozita akuzon Orban për autoritarizëm duke minuar pushtetin gjyqsor dhe lirinë mediatike përmes ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës dhe ligjeve zgjedhore.

Orbán pretendon se Hungaria po ndjek atë që ai quan “demokraci jo-liberale,” të bazuar në konservatorizmin e krishterë dhe refuzimin e fortë të emigracionit.

Zgjedhjet parlamentare në Hungari do të zhvillohen në pranverën e vitit 2022.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>