LSI dhe PD nënshkruan të hënën marrëvshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit. Marrëveshja përcakton se LSi dhe PD do të garojnë më vete në zgjedhjet e prillit.
“Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.”
Marrëveshja përmban 13 pika për të cilat si PD dhe LSI angazhohen për:
— Nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike
—Përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian
— Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit
— Ndërtimin e një aksioni qeveritar për të frenuar shpopullimin masiv
— Prioritarizimin e krijimit të punësimit të mirëpaguar
— Realizimin e një programi qeverisës me prioritet rininë
— Mundësi të barabarta për gratë në proceset e vendimmarrjes
—Luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe pastrimit të parave
—Përfundimi i procesit të rindërtimit
—Daljen nga kriza e pandemisë
— Zhvillimin e kulturës dhe sportit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
— Garantimin e rikthimit të pronave për komunitetet fetare
Kodi parashikon se koalicioni përbëhet nga dy ose më shumë parti, që garojnë në të gjithë vendin si një subjekt i vetëm zgjedhor me një listë të përbashkët kandidatësh.
Pra, duhet që Partia Demokratike dhe LSI të rregjistrohen në KQZ si koalicion me një listë të përbashkët.
Kodi Zgjedhor përcakon dhe njeh si koalicion zgjedhor vetëm atë që formohet para zgjedhjeve, dhe jo marrëveshjet pas zgjedhore.