
Nëntë viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 714.
546 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 21,545 të infektuar.
Prej tyre 5,002 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 15,829 pacientë janë shëruar.