Kryeministri i Izraelit që prej vitit 2009 Benjamin Netanyahu fitoi sërish zgjedhjet e treta të parakohshme në më pak se sa një vit.
Pas dy ditëve numërim, rezultatet treguan se as Kryeministri Netanyahu dhe as kundërshtari i tij Benny Gantz nuk morën mjaftueshëm vota për të siguruar shumicën parlamentare.
Por Netanyahu fitoi më shumë vota dhe ka pozita më të forta se sa kundërshtari për të formuar një koalicion.
Media izraelite njofton se mund të ketë edhe një qeveri të përbashkët mes pozitës dhe opozitës në Izrael, ku Netanyahu të jetë kryeminsitër dhe Gantz një ministër i nivelit të lartë në qeveri. Në të shkuarën ky lloj propozimi nuk është pranuar.
Sipas the Guardian, për shkak të problemeve të shumta me korrupsionin, nëse kishte një palë zgjedhje që Netanyahu mund të humbiste, ishin këto. Por duket se kjo nuk ka ndodhur, qoftë për shkak të opozitës së dobët nga Gantzi, por edhe për shkak të indiferencës së qytetarëve.
Netanyahu ka qenë kryeministër i Izraelit për 14 vjet, me një shkëputje prej 10 vitesh.