
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu mori pjesë sot në forumin e parë ballkanik për antisemitizmin, i cili zhvillohet në Tiranë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Netanyahu, i cili shpërndau në Tëitter një postim të kreut të grupit parlamentar të PS, ku shkruan:
“Sot takohemi të gjithë së bashku në Forumin Ballkanik për Antisemitizmin. Ngjarje e Madhe Historike për Rajonin tonë të Ballkanit! Ne qëndrojmë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë SHBA,@SecPompeo, BE, @DavidSassoli, Izraeli @netanyahu.
Shqipëria shumë krenare që po mirëpret këtë ngjarje historike.”