Kryebashkiaku i New York-ut Mayor Bill de Blasio njoftoi se shkollat publike do të mbyllen dhe nxënësit do të mësojnë online, për shkak të numrave në rritje të të infektuarve me kovid. Vendimi u njoftua sot, 18 nentor.
sipas mediave amerikane njoftimi erdhi pasi përqindja e personave të infektuar në vend kaloi 3% të popullsisë brenda një jave.
Kryebashkiaku ka disa kohë që paralajmëron mbylljen e shkollave. Drejtoria arsimore e qytetit njoftoi mësuesit se të mërkurën shkolla do të mbyllej dhe të merrnin çfarë ju nevojitej.
Për të 7 herë në 9 ditë, SHBA-të kanë thyer rekordin e numrit të të infektuarve.