
Që prej 1 janarit 2021, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin.
Zëvendësministrja e financave Vasilika Vjero njoftoi se ka kjo nismë do të përfitojnë 12 mijë biznese të vogla.
Qeveria, gjithashtu, ka vendosur heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë,ose rreth 820 mijë euro.
Këto dy lehtësime do të jenë të përkohshme, deri në vitin 2029 dhe kanë si qëllim ndihmesën e biznesit të vogël pas dy goditjeve, tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19.
Ndryshimet e nevojshme për këto lehtësira u miratuan të mërkurën në ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’.