Që prej 1 janarit 2021, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin.
Për këtë kuvendi ka miratoi në korrik ndryshimet në ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të cilat hynë në fuqi në 1 janar 2021.
Po ashtu, kuvendi ka miratuar heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë, ose rreth 64 mijë euro.
Këto dy lehtësime do të jenë të përkohshme, deri në vitin 2029 dhe kanë si qëllim ndihmesën e biznesit të vogël pas dy goditjeve, tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19.