Nga 1 janari 2021, të gjitha bizneset që lëshojnë fatura për institucionet shtetërore dhe çdo ent publik, do të mund të lëshojnë vetëm fatura elektronike.
Ky është hapi i parë i sistemit të ri të fiskalizimit, një process që qeveria Rama e ka njoftuar prej vitesh, po vazhdon ta shtyjë.
Administrata tatimore ka njoftuar të gjithë bizneset për këtë ndryshim.
Kalimi nga faturat e zakonshme tatimore drejt asaj elektronike, kërkon që bizneset të sigurojnë disa pajisje dhe kushte:
-Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, etj.);
-Zgjidhje software të ofruar nga një subjekt i certifikuar;
-Mirëmbajtës të certifikuar të zgjidhjes software-ike;
-Lidhje të pandërprerë me internet;
-Certifikatën elektronike për fiskalizimin e cila merret pranë AKSHI-t.
Lidhur me softwaret e licensuara, Drejtoria e Tatimeve do të publikojë emrat e subjekteve që do të certifikohen të cilët do të kenë të drejtë të tregtojnë zgjidhje softëare-ike për fiskalzimin e faturës elektronike.