Duke nisur nga data 1 korrik, në Ballkanin Perëndimor do të hiqet tarifa Roming.
Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të paguajnë më tarifë shtesë telefonie kur ndodhen brenda vendeve të rajonit.
Lajmin e njoftoi ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ndërsa theksoi se ky është një investim i BE, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.
Heqja e tarifave Roaming vjen pak ditë pas Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.
Tarifa Roaming është një tarifë shtesë që paguan kur komunikon me celular jashtë territorit të vendit.
Heqja e tarifave ndodhi në bazë të një marrëveshjeje mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.