Nga 22 në 79 vjeç, sa është mosha e deputetëve të Kuvendit të ri

Nga Exit News
Nga 22 në 79 vjeç, sa është mosha e deputetëve të Kuvendit të ri

Pothuajse gjysma e deputetëtëve që fituan mandatin në zgjedhjet e 25 prillit janë nën moshën 50 vjeç dhe prej tyre vetëm 10 janë nën 35 vjeç, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Pjesa më e madhe e deputetëve (85) që do të jenë pjesë e Kuvendit të ri në shtator janë nga 46 në 60 vjeç.

Tre deputëtë të Kuvendit do të jenë mbi 70 vjeç dhe 11 mbi 60 vjeç.

Sa i përket subjekteve politike, moshën mesatare më të ulët e kanë deputetët e LSI-së, 45.5 vjeç.

Deputetët e PS, PD dhe PSD kanë moshë mesatare rreth 49 vjeç.

Deputetja më e re e Kuvendit do të jetë 22-vjeçarja Andia Ulliri e Partisë Demokratike ndërsa më e madhja në moshë është Luljeta Bozo e Partisë Socialiste, 79 vjeç.

Sipas Kushtetutës, znj. Bozo si deputetja më e madhe në moshë parashikohet që të hapë seancën e parë të sesionit parlamentar që do të nisë në shtator me Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme