Nga Drakula tek pica, fotot e përdoruara nga televizioni korean për prezantimin e atletëve të Lojrave Olimpike

Nga Drakula tek pica, fotot e përdoruara nga televizioni korean për prezantimin e atletëve të Lojrave Olimpike

Televizioni i Koresë së Jugut, MBC kërkoi falje pasi përdori imazhe fyese për të përshkruar disa vende gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

MBC shfaqi foto dhe fakte për secilin vend ndërsa atletët parakalonin gjatë paradës së ekipeve kombëtare. Përshembull:

Atletët e Britanisë së Madhe u shoqëruan me një foto të Mbretëreshës;

Ekipi i El Salvadori, ku kriptovaluta është e ligjshme, u përmblodh nga një simbol i Bitcoinit.

Ekipi i Rumanisë u shoqërua me një foto të Drakulës;

Ekipi i Italisë u shoqërua me imazhin e picës për Italinë;

Ekipi i Norvegjisë u shoqërua me fotografinë e salmonit;

Atletët e Ukrainës u shoqëruan me një imazh të katastrofës së Çernobilit, e cila konsiderohet si aksidenti më i keq bërthamor në histori dhe shkatërroi zonës të tëra.

Ishujt Marshall u përshkruan si “dikur një provë bërthamore për Shtetet e Bashkuara”.

Atletët e Haitit, ndërkohë, u shoqëruan me foto të burrave që protestonin përpara një shpërthimi me fjalët “situata politike është e mjegulluar nga vrasja e presidentit”. Jovenel Moïse, presidenti i Haitit, u vra në shtëpinë e tij në fillim të këtij muaji.

Atletët e Sirisë u përshkruan me fjalët “burimet nëntokësore; një luftë civile po zhvillohet atje për 10 vjet ”.

Pas reagimeve në mediat sociale, televizioni kërkoi ndjesë. “Imazhe dhe titra të papërshtatshëm u përdorën për të prezantuar disa ekipe,” tha MBC në një deklaratë. “Ne u kërkojmë falje atyre vendeve, përfshirë Ukrainën dhe shikuesve tanë”, vazhdoi deklarata.

Ceremonia e hapjes ishte një ngjarje e vecanta, pa spektatorë. Ylli japonez i tenisit Naomi Osaka ndezi zjarrin Olimpik për të filluar Lojërat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>