Koronavirusi pushton botën: më shumë të infektuar në vendet e tjera se sa në Kinë

Nga Exit News
Koronavirusi pushton botën: më shumë të infektuar në vendet e tjera se sa në Kinë

Zyrtarisht, nga sot numri i personave të prekur me koronavirus në gjithë botën është më i lartë se numri i të prekurve në Kinë, vendin ku dhe lindi virusi.

Ky raport pritet të rritet në ditët në vazhdim, duke parë shpejtësinë me të cilën po rritet numri i personave të infektuar në Europë dhe SHBA.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në gjithë botën janë infektuar rreth 169 mijë persona, nga të cilët 81 mijë në Kinë dhe 88 mijë jashtë saj.

Që prej fundit të dhjetorit kur dhe nisi epidemia e koronavirusit, kjo është dita e parë që numri i të infektuarve në vendet e tjera ia kalon numrint të të infektuarve në Kinë.

Vendi me më shumë të infektuar pas Kinës, është Italia, e cila sot numëron 24,747 persona të infektuar.

Më pas vjen Irani me rreth 14 mijë persona të prekur dhe Koroja e Jugut me 8200 persona.

Në Europë është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar në Spanjë, Gjermani e Francë, gjë që ka detyruar qeveritë e këtyre vendeve të marrin masa për të mbyllur shkollat dhe baret e restorantet.

Ndërkohë Kina duket se e ka vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit përmes izolimit të detyruar të të gjithë qytetarëve dhe masave draastike për të mbyllur çdo biznes përveç ushqimoreve dhe farmacive.

Aktualisht në Kinë nga 81 mijë persona të prekur, rreth 68 mijë janë shëruar. Dje janë regjistruar vetëm 16 persona të rinj të infektuar, shifra më e ulët që prej dhjetorit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>