![Berati Nga zonë e gjelbër në vatër infeksioni, identifikohen 5 raste të reja Covid në Berat](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/05/Berati-scaled.jpg)
Pesë raste të reja me Covid-19 janë identifikuar në qytetin e Beratit të premtuar, duke çuar në 8 numrin total të sëmurëve me Covid në qytet zbuluar katër ditët e fundit.
Të pestë personat janë familjarë të një punonjëse të ndërmarrjes së ujësjellësit të qytetit, e cila u diagnostikua e para me Covid, ditën e hënë, dhe mendohet se është origjina e infeksionit të rishfaqur në Berat.
Duket se ajo ka infektuar edhe dy punonjës të tjerë të ujësjellësit që punonin me të, të cilët u disgnostikuan ditën e enjte.
Instituti i Shëndetit publik po vazhdon hetimin epidemiologjik duke testuar të gjithë kontaktet e personave të infektuar.
Berati ishte shpallur zonë e gjelbër, pasi prej ditësh nuk kishte regjistruar më të infektuar. Kjo vatër infeksioni mund ta ndryshjë gjendjen në qytet nëse zbuloeht se infeksioni është përhapur më shumë.