Ekipet negociatore Kosovë-Serbi do të takohen të hënën, më 28 shtator, në Bruksel. Takimi u njoftuan nga i dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak përmes një postimi në Twitter, të mërkurën (23 shtator).
Koordinator shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, në nivel ekspertësh është, Skender Hyseni, derisa pala serbe përfaqësohet nga Marko Gjuriq.
Lajçak njoftoi se palët do të diskutojnë për pretendimet financiare të të dyja vendeve dhe procedurës për regjistrimin e pronësisë.
Ndërsa “tema e asociacionit të komunave nuk do të jetë në axhendë, duke qënë se një nga palët nuk është gati për të diskutuar. Por kjo duhet të adresohet si pjesë e marrëveshjes së kuptueshmërisë të dakordësuar në takimet e udhëheqësve”, përfundoi Lajçak në Twitter.
Lajçak i ftoi palët për dialog të dielën me 27 shtator dhe të hënën me 28 shtator, ndërsa takimi në nivelin e lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillohej të martën më 29 shtator.