Ka nisur Forumi Ballkanik për Antisemitizmin, i cili po organizohet në Tiranë.
Fjalën e parë e mori kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili deklaroi se shqiptarët kanë patur një sjellje unike ndaj hebrenjve gjatë Luftës së dytë Botërore.
“Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmuar një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar.
Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.”
Ai tha se është krenar që Kuvendi ka marrë këtë hap me “miratimin unanim të përkufizimit të IHRA-s, gjë që mund të shërbejë si model për tu ndjekur nga parlamentet e tjera të rajonit.”