Qeveria shqiptare do të botojë për të 3-in vit tekste shkollore të unifikuara për diasporën. Lajmin e dha Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një postim në rrjetet sociale, të mërkurën.
Kushi dhe ministri për Diasporën Pandeli Majko firmosën dokumentin për hapjen e konkursit për prodhimin e teksteve mësimore për diasporën.
Kriteret për hartimin e teskteve shkollor u hartuan nga Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën.
Ky është viti i tretë që vendi jonë shpërndan tekste mësimore të gjuhës dhe kulturës shqipë në botë.
Në vitin 2020 u shpërndanë, sipas njoftimit të Qendrës së Botimeve për Diasporën 17 mijë testke mësimore, ndërsa në 2019 u shpërndanë 12 mijë tekste.