Nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë vendit do të rifillojnë mësimin në klasë. Vendimin e njoftoi Komiteti Teknik në konferën e zakonshme për shtyp.
“Komiteti Teknik mendon që t’i propozojë ministrisë së Arsimit, që të kalojë mësimin parauniversitar të kombinuar, në kthimin në klasë, duke ndjekur në mënyrë rigoroze masat. Duhet të respektojmë distancimin fizik”, u shpreh Albana Fico.
Ne fillim të prillir, Komiteti vendosi zhvillimin e mësimit të kombinuar, në klasë dhe në distancë, për shkollat e mesme.