
Nxënësit e viteve të para dhe të dyat ët ëshkollave të mesme do të rikthehen në klasë. Lajmin e dha Zëvendësministrja e Shëndetësisë Rakacolli në mbledhjen e Komitetit Teknik, të hënën:
“Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme, të cilët kanë qenë në mësim online, si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend mund të fillojnë edhe mësimin në klasë, të futen në skenarin e kombinuar”.
Prej 19 janarit, shkollat e mesme kanë vazhduar mësimin online për shkak të rritje së numrave të të infektuarve. Në fillim të prillit, Ministria e Shëndetësisë vendosi kthimin në klasë vetëm të maturantëve.