Nis ndërtimi i 525 apartamenteve në Laç, Rama falenderon Turqinë për ndihmën

Nga Exit News
Nis ndërtimi i 525 apartamenteve në Laç, Rama falenderon Turqinë për ndihmën

Kryeministri Edi Rama ishe të mërkurën në Laç ku ka nisur puna për ndërtimin e pallateve të reja për banorët, të cilët humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Laçi është ndarë në dy zona, një zonë ku po ndërtohen pallatet me fondet e Turqisë dhe një zonë ku po ndërtohen pallatet me fondet e Shqipërisë.

Rama falenderoi Turqinë për ndihmën e saj pas tërmetit.

“Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para por angazhuan me njëherë forca njerëzore dhe burime materiale.

Kam pasur privilegjin që t’i takoj forcat turke të kërkim-shpëtimit dhe të shikoj nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin me të cilin djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete. Më pas presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik në një event të madh në të cilin ka apeluar për solidaritet dhe ka lajmëruar gatishmërinë për ndërtimin e 500 apartamenteve.”

Rama bëri të ditur se shkolla e Gjormit ka përfunduar dhe janë në proces dhe 9 objekte të tjera arsimore në përfundim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>