Të premten nisi punimet Samiti i vendeve të G7, që mbledh udhëheqësit e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë.
Po ashtu janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga BE-ja, India, Koreja e Jugut dhe Australia.
Pjese e grupit ka qënë edhe Rusia, e cila u përjashtua pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Ai do të mbahet në Cornëall të Mbretërisë së Bashkuar dhe është i pari takim, qysh prej shpalljes së pandemisë së COvid-19. Diskutimet do të
Është paralajmëruar se liderët e grupit do të zotohen për shpërndarjen e një miliard vaksinave kundër koronavirusit mes vendeve të varfëra.
Po ashtu do të kërkohet një hetim i ri për origjinën e koronavirusit nga OBSH-ja.
Përveç pandemisë, në agjendë do të jenë siguria, ndryshimet klimatike dhe tregtia.
Diskutimet do të zgjasin deri të dielën, më 13 qershor.
Kina nuk ka qenë kurrë anëtare, pavarësisht ekonomisë së saj të madhe dhe popullsisë më të madhe në botë.