Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se sot me 7 dhjetor nis testimi i shpejtë për Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shprehet qytetarët duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes për të rezervuar një test të shpejtë.
Ajo shtoi se janë në dispozicion rreth 100 mijë teste të shpejta, duke theksuar se në Tiranë do të hapen disa pika të tjera ku do të ofrohen këto teste.
“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt.
100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.
Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”
Të premten, Manastirliu njoftoi futjen e testeve të shpejta në vend. Ajo pohoi se testi i shpejtë i antigenit do të shpërndahet edhe në njësinë e Urgjencës.