Ka nisur të martën procesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve në qytetin e Shkodrës.
Ata do të marrin dozën e parë në ambjentet e Pallatit të Sporteve. Të pranishëm në këtë proces ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Të hënën mbërritën 7020 doza të vaksinës Pfizer në vend. Rama njoftoi se një vend i huaj ka dhuruar 360 mijë doza të vaksinë Astra Zeneca, të cilat do të mbërrijnë në vend në prill.
Më 11 janar mbërritën 975 dozat e para, të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim. Ndërsa dozat e dyta, të cilat do të administrohen nga 2 shkurti e në vazhdim janë pjesë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.
Më 1 shkurt, në vend mbërritën 1170 dozat e para nga 500 mijë dozat e dakordësuar mes qeverisë dhe Pfizerit.