Mbërrijnë 1170 dozat e para të vaksinës nga Pfizer

Nga Exit News
Mbërrijnë 1170 dozat e para të vaksinës nga Pfizer

1170 dozat e para të vaksinës Covid19, pjesë e marrëveshjes se qeverisë shqiptare dhe kompanisë Pfizer më 1 janar kanë mbërritur të hënën në darkë, në Tiranë. Nga shkurti deri në vjeshtë në vend do të vijnë edhe 41 mijë doza të tjera.

Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama të hënën në një bisedë me gazetarët me rastin e mbërritjes së tyre në eeroportin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu, ai lajmëroi se qeveria po bisedon  me kompaninë britanike AstraZeneca dhe me 4 shtete evropiane për furnizimin me vaksina Covid19:

“Ne jemi shumë afër finalizimit të kontratës me Astrazenica, nuk dua të jap më shumë detaje, se cdo detaj që thuhet sot mund të ndryshoj nesër dhe jo për shkakun tonë, por jemi optimist që do kemi një sasi të konsiderueshme dhe nga Astrazenica”.

Qeveria bleu  500 mijë doza të vaksinës anti-Covid të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech në fillim të 2021-shit. Kjo marrëveshje me kompanitë u arrit vetëm, pa mbështetjen e Bashkimit Europian dhe jashtë marrëveshjes Covax.

“Mua më vjen shumë mirë që ne ia kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz, ku për fat të keq janë shumë tjerë”, deklaroi Rama.

Ai tha se Shqipëria dhe Serbia janë vendet e para në rajon që kanë nisur vaksinimin. “Vendet e tjera fatkeqësish janë ende në një situatë pritshmërie në kushtet kur çështja e vaksinës po komplikohet gjithnjë e më shumë dhe kur për çështjet e vaksinës Europa ka hyrë në një kaos”, shtoi Rama.

Kryeministri bëri me dije se Shqipëria është shumë afër arritjes së marrëveshjes së marrjes së vaksinave edhe nga kompania AstraZeneca. Ai tha se do të merret një sasi e konsiderueshme nga kjo kompani dhe shtoi se “nuk do që të japë më shumë detaje”. Kompania AstraZeneca ka pasur konflikt me BE gjatë javës së kaluar për shkak se kompania njoftoi vonesa në furnizimin me vaksina, për shkak të një problemi në prodhim.

Gjithashtu, qeveria po bisedon edhe me 4 shtetet të tjera të BE për të marrë vaksina. Rama përjashtoi marrjen e vaksinave se nuk Covid19 nga kompanitë ruse dhe kineze. Qendrimi i qeverisë në lidhje me vaksinat e këtyre kompanive do të varet nga qendrimi i BE-së.

Rama tha se nuk do të tregohet çmimi i vaksinës, sepse nuk e lejon kontrata. Për procesin e vaksinimit ai tha se do të vijojë me mjekët dhe infermierët dhe në shkurt me vaksinimin e të moshuarve.

Më 11 janar nisi procesi i vaksinimit në vendin tonë me 975 doza të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>