Nis vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në Shkodër

Nga Exit News
Nis vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në Shkodër

Ka nisur të martën procesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve në qytetin e Shkodrës.

Ata do të marrin dozën e parë në ambjentet e Pallatit të Sporteve. Të pranishëm në këtë proces ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Të hënën mbërritën 7020 doza të vaksinës Pfizer në vend. Rama njoftoi se një vend i huaj ka dhuruar 360 mijë doza të vaksinë Astra Zeneca, të cilat  do të mbërrijnë në vend në prill.

Më 11 janar mbërritën 975 dozat e para, të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim. Ndërsa dozat e dyta, të cilat do të administrohen nga 2 shkurti e në vazhdim janë pjesë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.

Më 1 shkurt, në vend mbërritën 1170 dozat e para nga 500 mijë dozat e dakordësuar mes qeverisë dhe Pfizerit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>