Nishani akuzon Bashën: Ka dëmtuar të djathtën për 50 vitet e ardhshme

Nga Exit News
Nishani akuzon Bashën: Ka dëmtuar të djathtën për 50 vitet e ardhshme

Bujar Nishani ka akuzuar Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së se me largimin nga Kuvendi, dy vjet më parë, i dha mundësinë Edi Ramës të bëjë një kod zgjedhor dhe një Kushtetutë sipas interesit të tij.

Në një postim në Facebook, Nishani u shpreh se “qëllimi dhe misioni i vërtetë i Bashës” me djegien e mandative ishte futja në “kurth” e PD-së, dhe dëmtimi i të djathtës shqiptare për 50 vitet e ardhshme.

Nishani theksoi se opozita është asgjësuar dhe kjo i “mundëson” Ramës të qendrojë në pushtet.

Nishani ka folur kundër vendimeve të Kryetarit të PD-së. Ai kërkoi dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit. Madje, Nishani përkrahu publikisht kandidaten për kryetare partie Edith Harxhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>