Prej orës 09:00 do të nisin të gjitha fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku, përmes një postimi në Facebook.
Ajo shkruan:
“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”
Prej ditë së djeshme nisën vetëm fluturimet për emergjencat, shtetërore dhe diplomatike. Fluturimet u pezulluan dy ditë për shkak të protestës së kontrollorëve.