Nisin fluturimet nga Afganistani, priten 5000-9000 të evakuuar në ditë

Nga Exit News
Nisin fluturimet nga Afganistani, priten 5000-9000 të evakuuar në ditë

Ushtria amerikane ka siguruar aeroportin ndërkombëtar në Kabul dhe fluturimet për evakuimin e civilëve dhe diplomatëve në Afganistan kanë rifilluar, thanë zyrtarët të martën.

Operacionet u pezulluan të hënën pasi mijëra civilë afganë sulmuan pistën e aeroportit në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga talebanët.

Shtatë njerëz u vranë gjatë kaosit, përfshirë disa që u përpoqën të ngjiteshin në avionët ushtarakë amerikanë që po largoheshin.

Rreth 3,500 trupa janë në terren në aeroportin e Kabulit që nga e marta në mëngjes, dhe 4,000 që pritet të jenë atje deri në fund të ditës, sipas zyrtarëve.

Rreth 700 deri në 800 njerëz u evakuuan në shtatë fluturime brenda natës, përfshirë 165 qytetarë amerikanë. Pjesa tjetër janë një përzierje e aplikantëve të veçantë të vizave emigruese (SIV) dhe shtetasve të huaj.

Pentagoni po synon që të ketë të paktën një fluturim në orë nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai kur operacionet të jenë plotësisht në punë. Pritjen që 5,000 deri në 9,000 njerëz mund të evakuohen në ditë.

Trupat amerikane nuk kanë përjetuar “asnjë ndërveprim armiqësor, asnjë sulm, asnjë kërcënim nga talebanët” gjatë operacioneve të evakuimit, tha gjeneralmajor Hank Taylor, një ekspert logjistik i Pentagonit, gjatë një konferencë shtypi të martën.

Përpjekja për evakuim do të vazhdojë deri më 31 gusht, afati i fundit për tërheqjen e plotë ushtarake të Presidentit Biden nga Afganistani.

I pyetur pse SHBA nuk mund të evakuojë afganët deri në shtator nëse aeroporti është ende i sigurt, një zëdhënës i Pentagonit tha se ky është një vendim për presidentin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>