Nisin hetimet për krime lufte në Bosnje pas publikimit të disa pamjeve nga lufta

Nga Exit News
Nisin hetimet për krime lufte në Bosnje pas publikimit të disa pamjeve nga lufta

Në Bosnje-Hercegovinë kanë nisur hetimet për krime lufte pas publikimit të pamjeve filmike ku supozohet se duket një person me pushkë duke gjuajtur ndaj civilëve gjatë kohës së rrethimit katërvjeçar të Sarajevës në vitet ‘90.

Pamjet u publikuan në YouTube gjatë kësaj jave nga gazetari francez Philippe Buffon, por ato nuk janë më në këtë platformë, raporton REL.

Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës ka thënë përmes një deklarate se ka hapur “menjëherë” një hetim, pas publikimit së videos në internet.

Me hetimin e kësaj çështjeje do të merret Departamenti Special për Krime Lufte në Bosnjë.

Pamjet kanë nxitur zemërim në Sarajevë, ku më shumë se 11,000 persona janë vrarë gjatë rrethimit gati katërvjeçar nga forcat serbe të Bosnjes.

Mes viteve 1992 – 1995 mbi 100 mijë persona mbetën të vrarë në Bosnjë në konfliktin me Serbinë.

Qindra persona janë dënuar për krime lufte të kësaj periudhe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>