Nisin punimet për spitalin e Fierit, pavarësisht konfliktit me pronarët

Nga Exit News
Nisin punimet për spitalin e Fierit, pavarësisht konfliktit me pronarët

Të martën, në tokën ku do të ndërtohet spitali i Fierit kanë mbërritur makineritë e para për të nisur punimet.

Spitali është premtuar të ndërtohet nga qeveria turke, brenda tre muajve, pak para zgjedhjeve të 25 prillit.

Nuk dihet ende si se qeveria ka zgjidhur konfliktin me pronarët e tokës, të cilët kanë kundërshtuar dhënien e tokës së tyre për ndërtimin e spitalit.

Edhe pse ka pasur kundërshtime nga pronarët, në një takim me to, Rama këmbënguli se spitali do të ndërtohet në atë tokë.

Rama tha se pronarëve të tokës u është ofruar një marrëveshje: dëmshpërblim sipas ligjit, dëmshpërblim nga qeveria për çdo ditë vonese për pagesën e shpronësimit, si dhe mundësia që të ngrenë njësi shërbimi për ata që vijnë tek spitali dhe familjarët e tyre.

Ndërkohë pronarët kanë paralajmëruar se do të ankohen në gjykatë për të mbrotjur pronën e tyre.

Sipas deklaratave të kryeministrit, spitali i Fierit do të jetë spital publik dhe jo privat. Ai do të drejtohet nga mjekë turq për disa kohë.

Turqia do të investojë rreth 60-70 milionë euro për të ndërtuar spitalin e Fierit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>