Prej 13 deri në 15 korrik, në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, për të zgjedhur 120 deputetë dhe qeverinë e ardhshme të vendit.
Për shkak të pandemisë së Covid-19, në tre ditë të ndryshme do të votojnë grupe të ndryshme votuesish:
- Të hënën, 13 korrik, do të votojnë 3.526 persona të infektuar me Covid-19, nën një protokoll të rreptë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
- Të martën, 14 korrik, do të votojnë 8 852 persona me probleme shëndetësore apo nevoja të veçantë, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë.
- Të mërkurën, në 15 korrik, do të votojnë pjesa tjetër e qytetaëve, në qëndrat e votimit.
Si do të votojnë personat e infektuar me Covid-19?
Një trupë e përbërë nga personel mjekësor dhe zyrtarë të institucioneve zgjedhore, të veshur me veshje mbrojtëse, do të shkojnë në shtëpitë e të infektuarve.
Votuesit me Covid-19, po ashtu duhet të jenë me doreza dhe maskë mbrojtë. Ata do të heqin maskën vetëm në momentin e identifikimit.
Për çdo votues, do të përdoren veshje të reja mbrojtëse.