Nisma Thurje: Selim Lela u kërcënua që të tërhiqte kandidaturën

Nga Exit News
Nisma Thurje: Selim Lela u kërcënua që të tërhiqte kandidaturën

Redaksia e Exit News ka kontaktuar me Nismën Thurje në lidhje me një artikullin tonë të mëparshëm, mbi komentet e minatorit Selim Lela se ai nuk ishte kandidat i partisë së re.

Burime nga Nisma hodhën poshtë pretendimet se Lelës i është marr fotografia, për ta vendosur si kandidat në listë, pa dijeninë e tij.

Redaksia e Exit u njoh me formularin e KQZ, që Selim Lela ka plotësuar me dorë, bashkëngjitur me kartën e tij identitetit.

Në fakt, edhe nga një kërkim fillestar i Exit për listën që Nisma Thurje ka depozitar në KQZ, rezultoi se Lela ka qenë pjesë e saj, ndryshe nga sa ka deklaruar ai.

Për më tepër, minatori është prezantuar më herët në profilin e Nismës Thurje në Facebook.

Pyetur për arsyen e tërheqjes si kandidat, kreu i Nismës, Endri Shabani, tha se nga komunikimi që kanë patur me Lelën, ishte e qartë që ai po kërcënohej.

Nisma i zbuloi Exit edhe kërcënimet që ka marr për të hequr postimin, ku prezantoi Lelën si kandidat.

Shabani tha se mendon se pas kërcënimeve është pronari i minierës ALB-CHROME, Samir Mane, i cili me gjasa i friksohet kërkesës së tyre për statusin e minatorit.

Ështe e qartë që ata të cilet janë pasuruar me këtë regjim hibrid, nuk e duan demokracinë, sepse kanë frike nga fuqizimi i popullit. Por më bën përshtypje përse Zamiri nuk ka frikë nga 20 kandidate për deputet të i PS-së, PD-së apo LSI-së, por shqetësohet nga një minator në listën e Nismës Thurje,” u shpreh Shabani.

Redaksia e Exit ka kërkuar koment nga palët e tjera, që do të publikohen sapo të marrim përgjigjje.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>